“E kemi ditur që do të kemi një kundërshtar mjaft të fortë. Jemi përgatitur shumë, por goli i parë na penalizoi. U munduam të shënojmë, por kjo humbje nuk duhet të na dëshpërojë – është e para në Ligën e Konferencës dhe duhet të vazhdojmë tutje”, tha Krasniqi.
Ai shtoi se duhet të bëhet një analizë e ndeshjes për të identifikuar gabimet dhe për t’i shmangur ato në takimin e radhës në Spanjë.
“Duhet të jemi kompakt dhe të mos lejojmë të krijojnë shumë raste. Duhet të jemi të vëmendshëm gjatë gjithë ndeshjes”, theksoi ai.




