Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka udhëtuar për në Selinë e Shenjtë ku do të zhvillojë disa takime zyrtare. Ajo dhe bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu, do të priten në audiencë nga Papa Leo XIV në Pallatin Apostolik.
Osmani do të takohet gjithashtu me Sekretarin e Shtetit të Vatikanit, Kardinalin Pietro Parolin, dhe do të vizitojë Bazilikën e Shën Pjetrit.
Në Misionin e Kosovës në Vatikan, Presidentja do të organizojë një pritje të fundvitit me përfaqësues të Selisë së Shenjtë dhe diplomatë, si pjesë e aktiviteteve për forcimin e marrëdhënieve Kosovë–Vatikan.




