Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se veprimet e institucioneve të sigurisë në veri kanë qenë të domosdoshme dhe të bazuara në ligj për të mbrojtur integritetin territorial dhe sigurinë publike.
Ai theksoi se janë mbyllur 29 nga 37 rrugë ilegale, janë eliminuar strukturat paralele të Serbisë dhe janë larguar figura kriminale nga zona.
Sipas Kurtit, ndërhyrjet kanë rikthyer rendin dhe ligjin në 16% të territorit të vendit, duke sjellë përfitime të mëdha për shtetin pavarësisht kritikave.




