Policia e Kosovës ka arrestuar gjashtë persona në fshatin Rujishtë të Mitrovicës së Veriut, pasi u kapën duke transportuar mallra të kontrabanduara me katër automjete me targa serbe.
Në automjete u gjetën produkte tekstili, ushqimore dhe mish, të gjitha pa dokumentacion mbi prejardhjen.

Të dyshuarit dhe automjetet u dërguan në Stacionin Policor të Mitrovicës Veri, ndërsa Dogana e Kosovës është njoftuar për procedurat e mëtejshme.
Me urdhër të prokurorit, rasti u iniciua si “Kontrabandim me mallra” dhe “Kalim ilegal i kufirit”.
Pas intervistimit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.





