Abelard Tahiri, kandidat i PDK-së, ka zhvilluar një bisedë telefonike me ish-presidentin Hashim Thaçi në Hagë, të cilën e ka përshkruar si emocionuese.
Ai e informoi Thaçin se nesër shqiptarët do të mblidhen në Shkup për të kërkuar drejtësi dhe liri për ish-krerët e UÇK-së.
Tahiri theksoi se kjo kauzë bashkon shqiptarët kudo dhe se solidariteti në Shkup synon të mbështesë përpjekjet për drejtësi për çlirimtarët.




