Belinda Balluku është rikthyer në detyrën e Zëvendës Kryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që pranoi ankesën e Kryeministrit Edi Rama.
Kushtetuesja pezulloi efektet e vendimit të GJKKO-së që e kishte ndaluar ushtrimin e detyrës së saj, duke vlerësuar se masa ndalese cenonte garancitë kushtetuese, imunitetin dhe parimin e ndarjes së pushteteve.
Gjykata refuzoi gjithashtu kërkesat e palëve të tjera për t’u përfshirë si ndërhyrëse.




