Politikani Ferid Agani ka bërë të ditur se menjëherë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit synon themelimin e një subjekti të ri politik.
Ai tha se Partia e Drejtësisë dhe grupi “Integriteti” tashmë kanë dakorduar bazat për këtë projekt dhe do të vazhdojnë bashkëpunimin për krijimin e partisë së re.
Sipas Aganit, subjekti i ardhshëm do të ndërtohet mbi një platformë konservatore dhe do të jetë i hapur për individë, intelektualë dhe subjekte që ndajnë të njëjtat vlera.
Ai theksoi se kjo iniciativë lidhet me bashkëveprimin aktual politik mes Partisë së Drejtësisë dhe LDK-së, duke shpresuar që zgjedhjet të jenë të suksesshme dhe të hapin rrugën për këtë formësim të ri politik në vend.




