Zyrtarja e LDK-së, Janina Ymeri, ka publikuar në rrjetet sociale pretendimin se një pjesë e intervistës së kryeministrit Albin Kurti në Kanal 10, ku ai flet për mundshme “dallavere” me kapacitetet ndërkufitare dhe hetimet e ZRRE-së për çmimin 700 Euro/MWh, është hequr ose shkurtuar.
Sipas Ymerit, kjo pjesë mungon në transmetimin e publikuar dhe ajo fton Kanal 10 të publikojë videon në tërësi, duke theksuar se heqja e saj mund të jetë pjesë e një përpjekjeje për të fshehur informacionin dhe për të mashtruar opinionin publik. Ajo akuzon gjithashtu se kryeministri frikohet nga “mafia e energjisë”, gjë që sipas saj ndikon edhe në mënyrën se si ai përgjigjet në intervistë.
Ymeri shton se në versionin origjinal të intervistës, Kurti pranon se aparati qeveritar kishte dijeni për situatën për të paktën një vit, dhe për këtë arsye, sipas saj, veprimet e qeverisë mund të jenë lejuar të vazhdojnë




