Policia e Kosovës njofton se ushtrimi i përbashkët me Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, i zhvilluar në lagjen Arbëria, u realizua me sukses të plotë.
Rreth 790 zyrtarë të Policisë dhe personeli i sigurisë së Ambasadës demonstruan funksionimin e mekanizmave të komunikimit dhe reagimit në situata krize.

Ushtrimi përfshiu përdorimin e mjeteve të specializuara, testimin e procedurave operative dhe simulimin e skenarëve të ndryshëm.
Falë bashkëpunimit të qytetarëve dhe profesionalizmit të njësive, aktiviteti u realizua pa incidente.
Ky ushtrim forcon partneritetin mes Policisë së Kosovës, Ambasadës Amerikane dhe institucioneve të tjera, duke rritur gatishmërinë institucionale dhe sigurinë për qytetarët dhe stafin diplomatik.





