Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me UNODC, mori pjesë në një trajnim pesëditor të mbajtur në Prishtinë nga 8 deri më 12 dhjetor 2025, në kuadër të Programit për Kontrollin e Pasagjerëve dhe Mallrave (PCCP).
Trajnimi kishte për qëllim ngritjen e kapaciteteve profesionale të zyrtarëve doganorë dhe policorë për kontrollin e pasagjerëve dhe mallrave, rritjen e sigurisë kufitare dhe luftimin e trafikut të paligjshëm.
Aktiviteti përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt funksionalizimit të plotë të Njësisë së Kontrollit të Aeroportit në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, si dhe drejt forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e sundimit të ligjit.




