Sot në orën 13:00, në Shkup do të mbahet një protestë paqësore në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë.
Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së thekson se protesta është qytetare, gjithëpërfshirëse dhe pa prapavijë partiake, duke kundërshtuar atë që e cilëson si padrejtësi ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së.
OVL-UÇK kritikon deklaratat e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, për “shtab krize”, duke i cilësuar si krijuese tensionesh të panevojshme.
Ndërkohë, autoritetet maqedonase kanë deklaruar se nuk e mbështesin protestën, por do të angazhohen për mbarëvajtje të qetë dhe pa incidente.
Protesta vjen pas tubimeve të ngjashme të mbajtura në Prishtinë, Hagë, Tiranë dhe Strasburg.




