Në prag të festave të fundvitit, qytetarët po ankohen për rritje të ndjeshme të çmimeve, sidomos të produkteve bazike, gjë që po e vështirëson përballimin e shpenzimeve familjare.
Ata kërkojnë stabilizim të çmimeve dhe më shumë kontroll nga institucionet.
Tregtarët e arsyetojnë shtrenjtimin me rritjen e kërkesës dhe kostot e furnizimit, duke mohuar keqpërdorimet.
Sipas ASK-së, çmimet e konsumit në nëntor 2025 janë rritur mesatarisht për 5,3% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ndërsa produktet bazike kanë shënuar rritje mbi 10%.




