Analisti Shenoll Muharremi ka kritikuar ashpër sloganin e Lëvizjes Vetëvendosje “Mos lësho pe”, duke e cilësuar si këshillën më të rrezikshme për qytetarët e Kosovës.
Sipas tij, slogani promovon mendim të verbër, arrogancë dhe refuzim të reflektimit, duke e shtyrë votuesin drejt vetëshkatërrimit dhe bllokimit shoqëror.
Muharremi thekson se shoqëritë përparojnë vetëm kur tregojnë maturi, arsyeshmëri dhe gatishmëri për të mësuar e bashkëpunuar, e jo përmes refuzimit të dialogut dhe mendimit kritik.




