Arrat konsiderohen aleatë të rëndësishëm për shëndetin mendor, duke ndihmuar në uljen e simptomave të depresionit.
Një studim i kryer nga Shkolla e Mjekësisë “David Geffen” në Universitetin e Kalifornisë në Los Anxhelos, mbi të dhënat ushqimore të rreth 26 mijë personave, tregon se individët që konsumonin mesatarisht 24 gram arra në ditë shfaqnin nivele dukshëm më të ulëta të depresionit.
Efekti mbrojtës rezultoi më i theksuar te gratë sesa te burrat. Megjithatë, studiuesit theksojnë se nevojiten hulumtime të mëtejshme për të vërtetuar lidhjen shkak-pasojë mes konsumit të arrave dhe shëndetit mendor.




