Qindra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare kanë mbërritur në Shkup për të mbështetur ish-krerët e UÇK-së, të cilët po përballen me gjykimin në Hagë.
Protesta, e cila filloi në orën 13:00, zhvillohet paqësisht dhe përfshin veteranë të UÇK-së dhe qytetarë nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.
Protestuesit valëviten flamuj shqiptarë, të UÇK-së dhe të shteteve aleate të Kosovës, duke shprehur solidaritet dhe kërkesa për drejtësi. Kjo organizohet pas tubimeve të ngjashme në Prishtinë, Hagë, Tiranë e Strasburg.




