Protesta që po mbahet sot në Shkup për ish-krerët e UÇK-së ka marrë mbështetje të madhe nga shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, por nuk ka pasur pjesëmarrje nga partitë politike shqiptare në pushtet.
Disa partnerë të Albin Kurtit dhe liderë të tjerë politikë kanë kritikuar protestën, duke e konsideruar si të keqpërdorur nga Ali Ahmeti i BDI-së.
Megjithatë, ish-luftëtarë dhe qytetarë nga Kosova dhe Shqipëria kanë marshuar në Shkup në shenjë solidariteti.
Policia ka ndaluar disa vetura me flamuj kombëtar, duke penguar ardhjen e disa protestuesve.




