Besa Famgas fitoi 38:31 ndaj Prishtinës në ndeshjen e mbetur të xhiros së pestë të Superligës së Kosovës në hendboll.
Jon Vokshi shënoi 10 gola për Besën, ndërsa te Prishtina më i miri ishte Albi Gjuka po me 10 gola.
Me këtë fitore, Besa Famgas mbetet në vendin e tretë me 18 pikë nga 11 ndeshje, ndërsa Prishtina pozicionohet e parafundit me 6 pikë.




