Pas rreth një ore, u mbyll protesta e organizuar nga shoqatat e dala nga lufta e UÇK-së në Shkup.
Fjalimin përmbyllës e mbajti kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, i cili kërkoi liri për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Protesta u zhvillua pa asnjë incident të raportuar.