Tre persona janë arrestuar në Vlorë, të dyshuar për pengmarrjen e një shtetasi nga Kosova, F.Xh, 39 vjeç.
Megjithatë, pamjet e siguruara nga grupi hetimor tregojnë 39-vjeçarin duke qëndruar qetësisht në një lokal me një shok dhe një nga të arrestuarit, duke ngritur dyshime mbi versionin e pengmarrjes. Avokatët e tij theksojnë se ai kishte shkuar në Vlorë me vullnetin e tij dhe për të shlyer një borxh, dhe denoncimi për pengmarrje është bërë nga motra që jeton në Suedi. Në banesën ku qëndronte janë gjetur edhe sendet personale të tij, që mbështesin pretendimet e mbrojtjes




