Kryetari i AAK-së dhe kandidati për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka vizituar Isni Kilajn, duke shprehur kënaqësinë për rikthimin e tij pranë familjes dhe miqve.
Haradinaj tha se Kilaj ka qenë gjithmonë në krah të lirisë dhe të Kosovës, duke theksuar se është nder për AAK-në që ta ketë sërish pranë, pasi ai ka qenë pjesë e listës së partisë në zgjedhjet e fundit.
Haradinaj e falënderoi Kilajn për shërbimin ndaj atdheut.





