Tre vjet pas dorëzimit të aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Kosova nuk ka bërë përparim drejt marrjes së statusit të vendit kandidat.
Ndërsa qeveria në detyrë thekson progres në reforma dhe orientim evropian, nga Brukseli thuhet se vendimi mbetet në dorën e shteteve anëtare.
BE-ja shprehet e gatshme të hartojë opinionin për aplikimin e Kosovës vetëm nëse këtë e kërkon Këshilli i BE-së.
Ndërkohë, njohësit e integrimeve evropiane vlerësojnë se avancimi i Kosovës drejt BE-së varet kryesisht nga progresi në dialogun me Serbinë.




