Paneli për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka refuzuar ankesën e Koalicionit VAKAT për regjistrimin e Ena Krasniqit në listën zgjedhore të partisë boshnjake. Kjo vendosje e PZAP-së e lë Krasniqin jashtë listës për deputetë.
Rreth kësaj, deputetja Duda Balje ka reaguar duke theksuar se veprime të tilla mund të krijojnë një precedent të rrezikshëm, jo vetëm për boshnjakët, por për të gjitha komunitetet minoritare në Kosovë. Ajo shtoi se mbetet e paqartë nëse vendimet e Koalicionit VAKAT janë nxitur nga frika politike, interesa të ngushta apo qëllime të vetëdijshme për të marginalizuar boshnjakët.
Balje theksoi rëndësinë e respektimit të pjesëmarrjes dinjitoze të grave dhe komuniteteve minoritare në jetën politike dhe bëri thirrje për bashkëjetesë, respekt dhe bashkëpunim të bazuar në ligj dhe barazi. Ajo gjithashtu falënderoi përfaqësueset e komuniteteve shqiptare dhe turke për mbështetjen parimore dhe angazhimin për drejtësi.





