Kandidati për deputet i PDK-së, Abelard Tahiri, ka reaguar pas protestës së zhvilluar në Shkup, duke theksuar se thirrja për drejtësi, të vërtetë dhe dinjitet për luftën e UÇK-së u dëgjua fuqishëm edhe jashtë Kosovës.
Tahiri përmendi ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, duke u shprehur se “dielli do të lindë përsëri” për ata që qëndruan drejt dhe të palëkundur.
Ai nënvizoi se mesazhi për liri dhe drejtësi është gjithëkombëtar dhe i përbashkët.




