Në javën e 11-të të ProCredit Superligës, Trepça shënoi fitore të madhe në Therandë ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 98-69 (19:17, 12:35, 19:22, 19:24). Ndeshja u vendos kryesisht në periodën e dytë, ku mysafirët dominuan në sulm dhe mbrojtje.
Te vendasit u dallua Antwan Scott me 20 pikë, 5 kërcime dhe 10 asistime, ndërsa te Trepça spikati Seketoure Henry me 25 pikë, 6 kërcime dhe 5 asistime, si dhe Mikaile Tmusiq me 20 pikë dhe 4 asistime.
Trepça shkon në 7 fitore e 3 humbje, ndërsa Golden Eagle Ylli regjistron 3 fitore e 8 humbje.




