Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për deputet, Bekë Berisha, ka zhvilluar takime me qytetarë në Pejë dhe Ozdrim, ku u takua me bashkëluftëtarë, veteranë dhe të rinj nga rajoni i Istogut.
Gjatë këtyre takimeve, ai theksoi energjinë dhe vullnetin e qytetarëve për të diskutuar mbi të ardhmen e Kosovës, zhvillimin e vendit dhe nevojën për tejkalimin e ngërçit aktual politik dhe shoqëror.




