Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, ka njoftuar se ndihma humanitare e Qeverisë së Kosovës për Gazën ka mbërritur dhe ka nisur të shpërndahet.
Dërgesa, në vlerë prej 500 mijë euro, përfshin tenda, pako ushqimore, batanije dhe 158 mijë racione ushqimi të ngrohtë për familjet në nevojë.
Gërvalla theksoi se ndihma synon të lehtësojë sadopak vuajtjet e popullatës civile, veçanërisht fëmijëve dhe të moshuarve, duke shprehur mirënjohje për Turqinë dhe Gjysmëhënën e Kuqe Turke për mbështetjen në realizimin e këtij operacioni humanitar.




