Zyra e Bashkimit Europian në Kosovë ka uruar komunitetin hebre në vend për Hanukkah, festën vjetore të njohur si “Festa e Dritave”.
Në urim, BE-ja u shpreh me fjalët “Chag Sameach!”, duke theksuar rëndësinë historike të festës, e cila kremton rimëkëmbjen dhe ridedikimin e Tempullit të Dytë në Jerusalem pas fitores së hebrenjve mbi grekët seleukidë në shekullin II p.e.s.




