Kryeministri i Australisë, Anthony Albanese, komentoi sulmin në plazhin Bondi jashtë Sidneit, ku humbën jetën të paktën 11 persona, duke e cilësuar atë si një akt të së keqes, antisemitizmit dhe terrorizmit që godet zemrën e kombit australian.
Ai vuri në dukje se sulmi ndaj komunitetit hebre është një sulm ndaj çdo australiani dhe siguroi se policia dhe agjencitë e sigurisë po punojnë për identifikimin e të gjithë personave të përfshirë.
Albanese shtoi se do të ndërmerren të gjitha masat për të garantuar sigurinë e komunitetit hebre.
Zyrtarë izraelitë reaguan me zemërim, duke akuzuar qeverinë australiane për lehtësimin e rritjes së antisemitizmit.




