Në 27-vjetorin e rënies heroike të komandantit Mujë Krasniqi dhe bashkëluftëtarëve të tij, ish-bashkëluftëtarët u mblodhën për të bërë homazhe, kësaj radhe së bashku me fëmijët e tyre.
Me këtë veprim simbolik, ata përcollën mesazhin e kujtesës dhe mirënjohjes brez pas brezi, duke nderuar sakrificën e dëshmorëve që u flijuan për lirinë e Kosovës dhe duke riafirmuar se vepra e tyre nuk do të harrohet kurrë.




