Policia ka publikuar të dhënat ditore mbi sigurinë rrugore dhe veprimtaritë e saj në fushën e rendit dhe ligjit. Gjatë ditës së fundit, nuk është shënuar asnjë aksident me fatalitet, por janë raportuar 35 aksidente me të lënduar dhe 52 aksidente me dëme materiale.
Autoritetet kanë shqiptuar gjithsej 2560 tiketa trafiku, si pjesë e masave për disiplinimin e qarkullimit rrugor.
Sa i përket masave për ruajtjen e rendit publik, policia ka arrestuar 35 persona, ndërsa 20 të tjerë janë vendosur në mbajtje.




