Të mërkurën në Prishtinë do të mbahet grumbullimi i parë i Kombëtares U16 të Kosovës në hendboll për vajza.
Ky është hapi i parë për këtë grupmoshë, e cila po përgatitet për paraqitjen në Kampionatin Mesdhetar.
Kampionati Mesdhetar i hendbollit për U16 do të mbahet në muajin shkurt të vitit të ardhshëm, pikërisht në Prishtinë, ku vajzat e Kosovës do të synojnë paraqitje sa më të suksesshme para publikut vendas.




