Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, zhvilloi një takim virtual me Ariella Viehe, shefen e operacioneve të Divizionit për Operacione të Shtabit të Përgjithshëm të NATO-s.
Ai e njoftoi zyrtaren për zhvillimet aktuale në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe për planet e së ardhmes.
Maqedonci theksoi se koordinimi i ngushtë me KFOR-in dhe Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT) do të vazhdojë, me synimin e rritjes së mbikëqyrjes civile dhe kapaciteteve profesionale të FSK-së, duke kontribuar në stabilitetin dhe paqen në Kosovë.





