Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka akredituar 283 vëzhgues si grupin e parë për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit, të cilët përfaqësojnë 17 organizata vendore dhe ndërkombëtare, përfshirë përfaqësi diplomatike dhe media.
KQZ njoftoi se afati për aplikim për akreditim vazhdon deri më 20 dhjetor.
Po ashtu, u mor vendim që qytetarët mbi 80 vjeç që aplikojnë për votim përmes ekipeve mobile nuk kanë nevojë të paraqesin certifikatë mjekësore, por vetëm dokument identifikimi dhe fotografi. Sipas KQZ-së, numri i votuesve mbi 80 vjeç është 48,977.




