Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi njoftoi se Bashkimi Evropian ka vendosur të heqë shumicën e masave ndaj Kosovës që lidhen me projektet dhe programet IPA, në vlerë prej 34.6 milionë euro.
Bislimi theksoi se vendimi pasqyron përpjekjet e institucioneve kosovare dhe është një hap i rëndësishëm drejt normalizimit të marrëdhënieve me BE-në dhe avancimit të procesit të integrimit evropian.
Ai bëri thirrje që të vazhdohet me heqjen e plotë të masave, sidomos pas transferimit ligjor të pushtetit në komunat veriore.




