Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka reaguar ndaj kërkesave të Lumir Abdixhikut dhe Bedri Hamzës për heqjen e masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.
Murati i akuzon ata se me mos-votimin e Planit të Rritjes së BE-së në vlerë 882 milionë euro po dëmtojnë drejtpërdrejt qytetarët, ndërsa përpiqen të paraqiten si të shqetësuar për vendin.
Ndërkohë, Abdixhiku i ka dërguar një letër Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, duke kërkuar heqjen e menjëhershme të masave. Bedri Hamza ka bërë të njëjtën kërkesë tek Presidenti francez Emmanuel Macron, duke theksuar se masat janë të pajustifikuara pasi pushteti lokal në komunat veriore tashmë është transferuar dhe kriteret e BE-së janë përmbushur.
Hamza ka shtuar se prioritet duhet të jetë rikthimi i bashkëpunimit ekonomik dhe diplomatik me aleatët, për të mbështetur qytetarët e Kosovës pavarësisht strukturës qeverisëse.




