Hungaria ka nënshkruar të hënën një kontratë me Shtetet e Bashkuara për furnizim me 400 milionë metra kub gaz natyror të lëngshëm (LNG) në vit, njoftoi Ministri i Jashtëm hungarez, Péter Szijjártó.
Szijjártó theksoi se kjo marrëveshje do të sigurojë që në pesë vitet e ardhshme Hungaria të marrë gjithsej dy miliardë metra kub LNG nga SHBA-ja. Ministri e cilësoi këtë hap si një moment të rëndësishëm në bashkëpunimin energjetik midis dy vendeve.
Në një postim në platformën X, Szijjártó deklaroi: “Sot, arritëm një moment të rëndësishëm në bashkëpunimin energjetik SHBA-Hungari, duke nënshkruar një kontratë për 400 milionë metra kub LNG në vit.”
Marrëveshja vjen në një kohë kur Evropa po kërkon alternativa ndaj furnizimeve tradicionale të gazit, për të forcuar sigurinë energjetike dhe për të zvogëluar varësinë nga burimet gjeopolitikisht të paqëndrueshme. Kontrata e re do të ndihmojë Hungarinë të diversifikojë burimet e saj të energjisë dhe të përmbushë kërkesat në rritje për gaz natyror në vend.




