Profesori dhe analisti politik Milazim Krasniqi ka ngritur alarmin për situatën politike në Kosovë në prag të fushatës parazgjedhore, duke vënë në dyshim mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.
Sipas tij, vendi ndodhet nën sanksione të Bashkimit Evropian, është i përjashtuar nga partneriteti strategjik me SHBA-në dhe përballet me korrupsion qeveritar, shpërdorim të buxhetit publik dhe presion ndaj mediave dhe bizneseve.
Krasniqi kritikoi refuzimin e kryeministrit për t’iu përgjigjur ftesave të prokurorisë dhe vendimet që cenojnë rendin kushtetues.
Ai thekson se pa ndërhyrjen e drejtësisë dhe mesazhe të qarta nga SHBA, NATO dhe BE, zgjedhjet nuk mund të jenë korrekte dhe mund të legalizojnë pushtetin abuziv.




