Një vit pas intervistës së saj në një televizion amerikan, ku shfaqej nën emrin ‘Nolfe’ duke treguar betejën për mbijetesë në rrugë, Parashqevi Simaku ka përjetuar ndryshime pozitive.
Ajo u ribashkua me djalin e saj, Lukën, dhe gjeti strehim në Manhattan falë një biznesmeni kosovar.
Megjithatë, për të shmangur pasigurinë për jetesën e saj, miku i Simakut, Elton Ilirjani, ka bërë një premtim publik: ai do të financojë vetë qeranë, jetesën dhe çdo nevojë tjetër të saj, duke siguruar që ajo të mos përballet më me situata të vështira.
Shqiptarët që më parë u mobilizuan për të, tani mund të jenë të qetë për sigurinë e saj.





