Sipas të dhënave të publikuara nga Policia e Kosovës, në 24 orët e fundit janë shqiptuar 1885 tiketa trafiku.
Gjatë kësaj periudhe, janë shkaktuar gjithsej 22 aksidente trafiku me të lënduar, ndërsa 40 aksidente të tjera kanë rezultuar vetëm me dëme materiale.
Në lidhje me aktivitetet e tjera të Policisë, janë arrestuar 21 persona, kurse 15 person janë dërguar në mbajtje kurse 1 në vuajtje të dënimit gjatë 24 orëve të fundit.





