Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Drenoc të Malishevës, pasi 17-vjeçari Edison Krasniqi ka humbur jetën në Ulqin të Malit të Zi.
Sipas informacioneve të para, i riu ka pësuar lëndime fatale pasi dyshohet se ka rënë nga një skelet ndërtimi gjatë kohës sa ishte duke punuar.
Ekipet emergjente kanë ndërhyrë menjëherë në vendin e ngjarjes, por pavarësisht përpjekjeve për t’i ofruar ndihmë, ai nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve të marra.
Autoritetet në Ulqin kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar shkaqet që çuan në këtë ngjarje tragjike.




