Konferenca e tretë e qumështit në Kosovë, organizuar nga SHPQK, mblodhi fermerë, ekspertë dhe partnerë ndërkombëtarë për të diskutuar sfidat dhe perspektivat e sektorit.
Kryetari i shoqatës, Naser Bajraktari, theksoi rëndësinë e fermerëve në ekonomi, ndërsa Ministri në detyrë i Bujqësisë, Imri Demelezi, prezantoi mbështetjen e Qeverisë me grante, subvencione dhe investime laboratorike.
Fondacioni AgroDev nënvizoi rëndësinë e trajnimeve dhe adaptimit ndaj ndryshimeve klimatike. Pjesëmarrësit ranë dakord se bashkëpunimi mes fermerëve, institucioneve dhe partnerëve zhvillimorë është kyç për një sektor të qëndrueshëm dhe konkurrues.




