Drejtori ekzekutiv i IKD, Ehat Miftaraj, i ka reaguar ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, duke thënë se faji për mosratifikimin e Planit të Rritjes prej 880 milionë eurosh nuk është tek partitë opozitare, por tek qeveria e udhëhequr nga LVV.
Miftaraj kritikoi qeverisjen e LVV-së për arrogancë, mungesë efikasiteti dhe vetëbesim të tepruar, duke e cilësuar si shkakun kryesor të dështimit të planit.




