Sindikata e Re e KEK-ut (SRKEK) ka organizuar sot në ambientet e termocentralit “Kosova A” një tubim mobilizues për protestë. Ky aktivitet u mbajt me një mesazh të qartë dhe të vendosur, ku u theksua uniteti i punëtorëve dhe vendosmëria e tyre për mbrojtjen e dinjitetit në vendin e punës.
Përfaqësuesit e sindikatës deklaruan se punëtorët janë të bashkuar dhe nuk do të tërhiqen nga kërkesat e tyre legjitime, duke theksuar se dinjiteti nuk negociohet.
Sindikata e Re e KEK-ut bëri të ditur se ky tubim është pjesë e angazhimeve sindikale për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve dhe se hapat e mëtejmë do të ndërmerren në përputhje me vendimet e anëtarësisë.




