Kandidati për kryeministër nga LDK, Lumir Abdixhiku, në tubimin e mbajtur në Istog, ka theksuar rëndësinë historike dhe morale të këtij qyteti për Kosovën dhe Lidhjen Demokratike.
Ai ka kritikuar qeverisjen aktuale, duke e cilësuar vitin e fundit si një nga më të errëtit institucionalisht pas luftës, me krizë besimi mes qytetarëve dhe shtetit, shkelje të Kushtetutës dhe përplasje me partnerët ndërkombëtarë.
Abdixhiku ka bërë thirrje për bashkim rreth LDK-së, duke premtuar rikthim të seriozitetit institucional, respekt për qytetarët dhe udhëheqje me dinjitet, si dhe përmirësim të gjendjes në arsim, shëndetësi, energjetikë dhe infrastrukturë, për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për Kosovën.




