Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se rezultatet preliminare për subjektet politike në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit pritet të publikohen disa orë pas përfundimit të votimit.
Numërimi i votave për kandidatët për deputetë do të vazhdojë nga dita e hënë në Qendrat Komunale të Numërimit.
Elezi ka theksuar se gjatë ditëve të festave mund të ketë pauza në numërim, por të gjitha materialet zgjedhore janë nën përkujdesjen e Policisë së Kosovës.




