Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në prag të Samitit BE–Ballkani Perëndimor në Bruksel, ka theksuar se Kosova ka shënuar përparim të vazhdueshëm në zbatimin e reformave, sidomos në sundimin e ligjit, por sipas saj Bashkimi Evropian nuk ka reflektuar të njëjtin ritëm në procesin e integrimit evropian.
Ajo ka theksuar se rruga drejt anëtarësimit mbetet e ndërlikuar por e realizueshme, dhe ka treguar optimizëm për heqjen e plotë të masave të vendosura ndaj Kosovës.
Osmani gjithashtu komentoi mungesën e përfaqësuesve të Serbisë në samit, duke theksuar se prezenca e tyre ishte kryesisht në mbrojtje të interesave ruse.




