Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka takuar kryetarin e ri të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviq, dhe kryetarin e Zveçanit, Dragisha Miloviq.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka vlerësuar procesin zgjedhor dhe ka cilësuar zgjedhjet paqësore si një zhvillim të mirëpritur për demokracinë në Kosovë, duke diskutuar gjithashtu prioritetet e tyre dhe rëndësinë e krijimit të një mjedisi të sigurt dhe të begatë për qytetarët.





