Deputetja britanike Alicia Kearns ka përshëndetur heqjen e pjesshme të masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, duke theksuar se ato kanë qenë të padrejta që nga fillimi.
Ajo kujtoi bojkotin e zgjedhjeve komunale nga Lista Serbe, plagosjen e 30 ushtarëve të KFOR-it nga paramilitarë të mbështetur nga Serbia gjatë vitit 2023, si dhe sulmin në Banjskë, ku u vra polici Afrim Bunjaku.
Kearns theksoi se çdo masë e mbetur duhet të hiqet dhe se fokusi duhet të jetë në sjelljen para drejtësisë të Milan Radoiçiqit dhe bashkëpunëtorëve të tij, si dhe në forcimin e sigurisë rajonale dhe të ardhmen euro-atlantike të Kosovës




