Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar në një dalje “live” në rrjetet sociale lidhur me procesin gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke e cilësuar atë si një farsë të drejtësisë ndërkombëtare dhe si shkelje të vazhdueshme të standardeve dhe të drejtave të njeriut.
Rama tha se ish-krerët e UÇK-së po mbahen në qeli për shkak të luftës për liri dhe barazi, ndërsa bëri të ditur se do të takohet me ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.
Ai shprehu shpresën që viti i ardhshëm të shënojë përfundimin e këtij procesi, të cilin e quajti “teatër absurd të drejtësisë”.




