Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mbajë sot mbledhjen e radhës me fillim nga ora 14:30.
Në rend dite janë shqyrtimi dhe miratimi i procesverbaleve të mbledhjeve të kaluara, raporti i Sekretariatit për përgatitjet e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës 2025, akreditimi i organizatave vëzhguese (Grupi II), si dhe shqyrtimi i kërkesave për zëvendësimin e anëtarëve të Kuvendeve Komunale në Prishtinë, Obiliq, Leposaviq dhe Zveçan.




